Thursday, May 9, 2013

" Ka shumë, i thashë, po këta janë shqiptarë."

Në Janinë pata fatin të njihem e bisedonj me direktorin e gazetës greke “Pelloponisos”. Pa fjalë që desh të mësonte mbi lëvizjen shqiptare, prandaj më thotë: — qysh shkoni me Elinët (greket) e Shqipërisë? Ju përgjegja e i thashë që Elinë nuk ka në Shqipëri, përveç se në vilajet të Janinës ose më mirë në kaza të Janinës. — Qysh — thotë, në Korçë, Bërat, Gjirokastër, Vlorë e gjetkë, nuk ka të krishterë?

" Ka shumë, i thashë, po këta janë shqiptarë."


Shkeputa nga ditari i patriotit M.Grameno castin kur ai me patriotet e tjere si B.Topulli,C.Topulli etj arrijne ne Janine ne nje pritje madheshtore ...lexojeni me vemendje cka thot Mihali.....
Ndejmë tri ditë në Janinë, ku na nderuan atdhetarët me gostira, si edhe nga ana e Katundarisë edhe Xhemietit. Meqeneqë një komision i përbashkët, nga gjithë kombet, do të vinte për vizitë në Selanik, shqiptarët zgjodhë Bajon, Çerçizin e mua kështu që vendosmë të vemi në Selanik. Meqeneqë shumë nga shokët deshnin të vinin nëpër shtëpitë, u ndamë, duke u puthur mijë herë, e me lotë nër sy!!!


Në Janinë pata fatin të njihem e bisedonj me direktorin e gazetës greke “Pelloponisos”. Pa fjalë që desh të mësonte mbi lëvizjen shqiptare, prandaj më thotë: — qysh shkoni me Elinët (65) e Shqipërisë? Ju përgjegja e i thashë që Elinë nuk ka në Shqipëri, përveç se në vilajet të Janinës ose më mirë në kaza të Janinës. — Qysh — thotë, në Korçë, Bërat, Gjirokastër, Vlorë e gjetkë, nuk ka të krishterë?

— Ka shumë, — i thashë, — po këta janë shqiptarë.

— Jo! Jo! — ma preu fjalën, — këtë mos e thuaj kurrë se ata janë Elinë. — Kur e pashë që çdo bisedim ishte i kotë e lash, duke i thënë që, në është se të krishterët mësuan në shkollat greqisht, nuk done te thotë që janë Elinë por janë shqiptare dhe mos kujdesjes të gjyshërave tanë edhe ca më tepër qeverisë tiranike.

Pa u ndarë, më pyet për emrin tim, edhe kur mëson që quhem Mihal Grameno, kërcen nga froni e më thotë: po ti qenke Elin, mor vëlla? Mëkat, mëkat që të paskan gënjyer turqit e të bënë shqiptar.

Këtë përgjigje e prisnja, prandaj duke qeshur i thash që jam për t’u bërë Elin, pasi të vdesë , pasi tani e kuptova kombësinë edhe u ndamë.

Të këtilla bisedime patmë edhe në vapor kur qëndruam në Patër edhe në Pirë, edhe nga këto kuptova që populli grek është i pafajshëm meqënë i paditur, edhe kur udhëhiqet prej njerës politikanë, të ditur edhe gazetarë, të cilët nuk janë gjësendi përveç tabako prej historie!


Që nga Janina, vamë në Prevezë, ku na u shoqërua edhe Sheh Sabriu, një nga atdhetarët luftëtarë të pareshtur. U gëzuam pa masë, kur u njojtmë faqëzaj, kështu që e shkuam kohën, gjër në Selanik me bisedime për mbi pritmjen e Shqipërisë, me ndryshimin që mori qeverimi i mbretërisë.

Shqiptarët e Selanikut na pritnë me gëzim të math edhe me nderime. Kishin dalë me kaike gjer në vapor, që ku na muarë e na shpunë në hotel Kollombo. Këtu folën edhe nga ana e shqiptarëvet të Selanikut, duke treguar shërbimet tona me të cilat nderuam gjithë kombin.

U përgjigja unë, duke thënë që nderimet, që po na bëni neve, i presim me gëzim të math jo për neve, që nuk mbushmë përveç detyrën, po për kujtim të Atërvet që na mësuan të duam kombësinë, si edhe për pritmjen që të rinjtë të plotësojnë detyrën tonë. Këtu ardhë na vizituan nga ana e Komitetit Xhon-Tyrk shumë oficerë të mëdhenj, midis të cilëvet ishte edhe Enver beu, që na shtërngojti dorën të gjithëve, si pjesëtare të lirisë. Në këto ditë u themelua edhe klubi shqiptar për të përhapur diturinë. Komiteti Xhon — Turk shtrojti një tryezë të madhe në Beas-Kulë (Kullë e bardhë) për ndër të delegatëvet të kombeve të ndryshme. Pashallarë edhe oficerë të mëdhenj muarë anë, midis cilëvet ishte edhe Hasan Pashë Mesareja. Pa fjalë që, pas zakonit, u mbajtnë fjalë, kështu që nga ana e Komitetit Xhon Turk, foli Mustafa Qemali, duke treguar rëndësirën e lirisë, e cila do të bashkonjë gjithë kombet e ndryshme në një punimi për lumtërinë e mbretërisë otomane.

Nga ana e shqiptarëvet, foli Bajua, duke treguar që duhen hedhur prapa krahëvet e paskëtaj të përpiqemi, si një trup, me gjithë fuqi që të zhvillojmë mbretërinë tonë. Zunë pastaj me radhë nga grekërit, bullgarët, serbët edhe romanet, por mbeta i habitur kur folën që të gjithë me gjuhën e tyre, prandaj nuk durova dot edhe i thom Çerçizit, që ishim ngjitur, që do të flas edhe unë, kështu që fola shqip, duke thënë që, prej 500 vjet e tëhu, çdo faqe e historisë turke është zbukuruar me emrat e shqiptarëvet, të cilët janë bërë therorë për këtë mbretëri, si edhe liria e sotme i detyronet më tepër kombit shqiptar, etj.

Mihal Grameno
 


No comments:

Post a Comment